Mos pini duhan! Pirja e duhanit rritet rreziku për abort dhe për lindje të parakohshme. Fëmijët e nënave të cilat pijnë duhan kanë peshë më të ulët dhe janë shumë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve.
Nuk e dijmë saktësisht se cila sasi e alkoolit e cila e dëmton embrionin. Dihet se edhe sasia e vogël e alkoolit ndikon negativisht në rritjen e frytit dhe në zhvillimin e trurit të tij si dhe favorizon çrregullimet psikoemocionale. Mos pini alkool!
Është normale që të shtoni peshë gjatë shtatzënisë. Mos mbani dietë me qëllim që t’i kontrolloni kilogramët e peshës trupore. Hani fruta, perime, drithëra dhe pini sa më shumë lëngje.
Mos hani për dy veta! Gjatë shtatzënisë shpeshherë gjatë ditës keni kriza hipoglikemie dhe ndjeni nevojë që të hani më shumë. Ju nuk keni nevojë aq shumë për kalori, sa keni nevojë për vitamina e minerale. Shpeshherë shtatzënave iu imponohet të hanë më shumë, sepse çfarëdo që mbetet tepricë në tepsi ose tenxhere i qitet në pjatën e saj me arsyetimin se “është shtatzënë dhe duhet të hajë më shumë”.
Mos luani tenis, hendboll, futboll, mos skijoni, mos e ngisni bicikletën dhe mos hipni në rroshulla ose skejtbord. Rekomandohet që të ecni, të bëni jogging dhe të notoni.
Mos udhëtoni në vende ku mund të merrni ndonjë infeksion si për shembull malaria, hepatiti.
Mos pini barna pa u konsultuar me mjekun! Kjo vlen edhe për barnat popullore.
Mos shkoni në solarium! Në solarium rritet temperatura trupore dhe kjo mund të shkaktojë probleme te fryti.
