Bota katolike është ende duke pritur për Papën e ardhshëm, a do të shohim tym të bardhë sot?

Bota katolike është ende duke pritur për Papën e ardhshëm, a do të shohim tym të bardhë sot?

Dita e parë e konklavës dështoi t’i jepte Kishës Katolike Papën e 267-të. Për t’u bërë papë, një kardinal ka nevojë për dy të tretat e votave të hedhura nga Kolegji i Kardinalëve, domethënë 89 vota nga 133 kardinalët e ligjshëm. Kjo ishte gjithmonë e pamundur në ditën e parë. Dita e dytë mund të jetë ndryshe. Sot mund të mbahen deri në katër votime. Sot në rezidencën e tyre në Santa Marta, kardinalët do të mblidhen përsëri në Kapelën Sistine për raundin e dytë të votimit. Por sot nuk do të shohim tym më shumë se dy herë. Do të shohim ose tym të bardhë ose aspak tym gjatë votimit të parë të mëngjesit, dhe pastaj ose tym të bardhë ose tym të zi...