Tani që vera është në prag, rrezet e diellit bëhen më të forta dhe temperaturat ngrihen, ndërsa lëkura jonë kërkon më shumë freski, mbrojtje dhe kujdes të lehtë.
Vera nuk është vetëm koha për pushime – është edhe sezoni ideal për të rifreskuar rutinën e bukurisë me produkte që janë njësoj të mira për lëkurën dhe për planetin.
Në fakt ekziston një linjë, e ndërtuar mbi përbërës të riciklueshëm, si mbetjet e frutave, vajrave apo kafesë – të rikthyer në jetë përmes produkteve inovative për fytyrën, trupin dhe flokët. Marka britanike në fjalë është bërë sinonim i bukurisë që ka kuptim, dhe përmes Ritual Beauty, tashmë është edhe më afër jush – në zemër të Tiranës.
Çfarë duhet të ketë rutina juaj verore?
Deodorant i ripërdorshëm – për freski të përditshme, pa plastikë dhe pa alumin. Me aromë natyrale dhe paketim elegant metalik, ky produkt është perfekt për dhe mund të lëvizni sa të doni.
Seti për fytyrë: Pastrim, tonifikim dhe hidratim– trioja bazë që nuk duhet të mungojë. Një pastrim i butë, një tonik freskues me acid hialuronik dhe një krem hidratues i lehtë me aloe vera – për lëkurë të pastër dhe të balancuar në çdo moment të ditës.
Shampo & balsam – për flokë të ushqyer dhe të shëndetshëm pas diellit dhe kripës së detit. Formula e pasur me vaj rozmarine dhe vitaminë B5 kujdeset për skalpin dhe gjatësitë, pa i rënduar ato.
Produkte të tjera nga UpCircle keni edhe më poshtë dhe mund t’i gjeni në website-n zyrtar me çmime promocionale. Veçantia e tyre është se janë
-100% natyral
-Vegan & cruelty-free
-Me përbërës të ricikluar
-Në ambalazh të qëndrueshëm ose të ripërdorshëm
Kjo është vera juaj dhe mund të shkëlqeni me produkte që jo vetëm kujdesen për ju, por edhe për planetin tonë të përbashkët.
Eksploroni koleksionin veror në: ritualbeauty.al/upcircle
Ose vizitoni Ritual Beauty në Tiranë dhe lëreni ekspertët t’ju ndihmojnë të ndërtoni rutinën tuaj ideale.
