Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Një spiun në celularin dhe lap top-in tuaj, Vodafone dhe One të tregojnë ç’po ndodh me DPI
Vendosja e pajisjeve Deep Packet Inspection (DPI) në kompanitë që bëjnë shpërndarjen e internetit pa një paketë rregullatore mbi përdorimin e të dhënave është një veprim më shumë se i guximshëm, që shkon në kufijtë e çmendurisë dhe paligjshmërisë dhe me shumë gjasa do të jetë një ndër skandalet më të mëdha dhe objekt i kronikave të përditshme. Historia sa ka filluar në fakt. Vodafone Albania dhe One Telecomunications që i kanë vendosur dhe futur tashmë në përdorim këto pajisje duhet të jenë transparent me qytetarët, por edhe të përgjegjshëm përballë ligjit dhe të tregojnë se në çfarë rrethanash kanë pranuar instalimin dhe dhënien e aksesit në rrjetet e tyre. Njoftimi për ndërperjen e Tik Tok erdhi pikërisht pasi këto pajisje ishin instaluar te Vodafone...