Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ushtria u shkatërrua, ishte krim”/ Ish-presidenti Alfred Moisiu flet për transformimin pas viteve ’90: Gabim i madh
Ish presidenti Alfred Moisiu ka folur së fundmi lidhur me transformimin e ushtrisë shqiptare pas viteve ’90, rolin e institucioneve dhe përgjegjësitë e paadresuara që sipas ish kreut të shtetit, shkatërruan sistemin ushtarak. Në një intervistë me gazetarin Ilir Demalia, Moisiu e cilëson si ‘krim’ me pasoja të rënda transformimin e ushtrisë shqiptare. Sipas ish kreut të shtetit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, si figura më e lartë ushtarake, nuk mund të jetë thjesht një zbatues urdhrash nga ministri i Mbrojtjes, por një këshilltar i rëndësishëm për presidentin e Republikës, siç përcakton edhe Kushtetuta. “U bë një krim. Unë do ta quaj krim atë. Nuk arriti të gjykohet të dali problemi sepse ishin të ndikuar të gjithë. Ne shkatërruam në ushtri, vërtetë ushtria do përshtatej...