Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli ka reaguar kundër vendosjes së taksave të reja dhe rishikimit të detyrimeve për bizneset e vogla dhe të mesme në Tiranë.
Në një deklaratë për media, ajo theksoi se kjo rritje e befasishme e taksave ka krijuar një kaos të vërtetë, duke shtuar pasigurinë e funksionimit të ligjeve dhe duke vështirësuar mbështetjen ndaj bizneseve.
Memelli akuzoi qeverinë se, në vend që të nxisë rritjen e aktivitetit ekonomik dhe punësimin, ka zgjedhur të rëndojë më tej barrën fiskale mbi sipërmarrjen, pa ofruar transparencë dhe përmirësime konkrete në shërbime.
Deklarata e Zëdhënëses të Presidentit të Partisë së Lirisë, Znj. Jasmira Memelli
Shumë biznese në Tiranë po përballen me rishikimin e detyrimeve për taksat vendore, duke shkaktuar kështu një kaos të vërtetë dhe shtuar pasigurinë e funksionimit të ligjeve dhe mbështetjen ndaj bizneseve.
Kjo rritje e befasishme dhe e pajustifikuar përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj mijëra bizneseve të vogla dhe të mesme, të cilat përballen çdo ditë me rritjen e kostove operative, mungesën e mbështetjes dhe pasigurinë ekonomike.
Në vend që të nxisë rritjen e aktivitetit ekonomik dhe punësimin, qeveria vendore zgjedh të rëndojë më tej barrën fiskale mbi sipërmarrjen, pa ofruar transparencë mbi përdorimin e fondeve të mbledhura apo përmirësime konkrete në shërbime.
Koalicioni “ PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, angazhohet për një model të ri qeverisës, ku politika tatimore bazohet në drejtësi, dialog dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Ne jemi në krah të çdo sipërmarrësi që kontribuon me ndershmëri në ekonomi dhe refuzojmë çdo vendim që e trajton biznesin si mjet për mbushjen e boshllëqeve buxhetore.
Programi ynë ofron një alternativë të qartë:
Ulje të taksave për biznesin e vogël dhe të mesëm
Politika stimuluese për sektorët strategjikë të ekonomisë
Garantim të stabilitetit fiskal dhe thjeshtim të procedurave tatimore si dhe fuqizim të shtetit ligjor për të luftuar evazionin dhe korrupsionin, jo për të ndëshkuar të ndershmit
Koalicioni “PD–ASHM” riafirmon angazhimin e saj për të ndërtuar një ekonomi të lirë dhe konkurruese, ku biznesi trajtohet si partner dhe jo si burim i vetëm për mbushjen e boshllëqeve buxhetore.
Ne garantojmë një reformim të thellë dhe të përgjegjshëm të politikave publike që vendosin në qendër interesin e qytetarit dhe sipërmarrjes së ndershme.
11 Maji është dita kur kjo qeveri do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët , të cilët tanimë të lodhur nga propaganda dhe premtimet boshe të rilindasve , kërkojnë ndryshimin, kërkojnë mirëqenie dhe një jetë dinjitoze.
Prandaj më 11 Maj të gjithë së bashku votojmë Nr.1 “ PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Më 11 Maj votojmë Ilir Metaj për qarkun Tiranë.
