Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Vrimë miu nuk do gjejnë”/ Berisha u drejtohet socialistëve në Durrës: S’ka vend në Parlament për kandidatët e Sakos e Gjushit që komandohen nga bandat dhe krimi
Në takimin përmbyllës të fushatës në Durrës, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kandidatët socialistë si të lidhur me krimin. Sali Berisha: Të dashur miq, ne jemi krenarë me këta zotërinj dhe këto zonja se para së gjithash dhe mbi të gjitha këta janë një grup qytetarësh midis jush, që u përfaqësojnë ju, përfaqësojnë moralin tuaj, vlerat tuaja, interesat tuaja, virtytet tuaja. Këto zonja dhe zotërinj dallojnë si nata me ditën, si e vërteta me gënjeshtrën me kandidatët e Sakos, me kandidatët e Pojës, me kandidatët e Hajrit, me kandidatët e terroristëve elektoralë, të cilët do marrin ndëshkimin më të merituar pas datës 12 maj. Miq, këto zgjedhje ndajnë qytetarët, atdhetarët, ndajnë ata që duan Durrësin, ndajnë njerëzit me dinjitet, ndajnë njerëzit e virtytshëm nga ata të...