Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Polonia akuzon Moskën, zyrtarët polak: Rusia po mundohet të ndërhyjë në procesin zgjedhor të 18 majit
Polonia po përballet me një përpjekje ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet e saj presidenciale, tha ministri për çështjet dixhitale, ndërsa fushata hyn në fazën e saj të fundit para votimit të raundit të parë më 18 maj. Polonia thotë se roli i saj si një qendër për dërgimin e ndihmës në Ukrainë e ka bërë atë një objektiv kyç për sabotimin rus, sulmet kibernetike dhe fushatat e dezinformimit. Varshava është në gatishmëri të lartë për zgjedhjet e saj presidenciale pasi Rumania anuloi votimin e dhjetorit, duke përmendur ndërhyrjen ruse në procesin zgjedhor. “Gjatë zgjedhjeve presidenciale në Poloni, ne përballemi me një përpjekje të paparë nga pala ruse për të ndërhyrë në procesin zgjedhor”, tha Krzysztof Gafkowski gjatë një konference për shtyp. “Kjo bëhet duke...