Kryeministri Rama ishte këtë pasdite në Korçë. Ndër të tjera Rama tha se “E gjithë Korça e pa ca ndodhi në Pallatin e Kulturës, shfaqje e lemeritshme antikombëtare e antikorçare. Në kontrast me mandolinën që patë në fillim të këtij mitingu. Nuk duhet të mbetemi në dorë të Ilir Vrenozit, kënetës. E filloj me një ndjesë për të gjithë ju që e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar”, tha Rama:
Me tej Edi Rama shtoi: Të gjithë ata që janë mërzitur me Nikon, janë fare të pakënaqur me mua, janë krejt të paorientuar që të vijnë drejt nesh duhet ti dëgjojnë disa fjalë nga unë sot.
Jo të bëhen me Nikon e mua, por për tu arratisur nga ajo lemeri dhe nga ajo kënetë. Nuk është votë për shumicën aritmetike, për të krijuar një qeveri PS. Shumicën e krijimit të qeverisë socialiste, as nuk e diskutojmë fare.
Nuk duhet të mbetemi në dorë të Ilir Vrenozit, kënetës. E filloj me një ndjesë për të gjithë ju që e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar. U fry dhe u bë protagonisti i një shfaqje porno politike në pallatin e Sportit. Ku besoj se këneta i dha gjithë korçarëve pse duhet tharë dhe nuk duhet votuar më kurrë nga Korça. Historia ishte shumë e thjeshtë, më tregoi Niko një video të një deputetit të kënetës dhe ky deputeti bënte Uuu uuu, dhe ata bravooo. Nuk e e besoja dot se ishte deputet
Ndërkohë kryeministri theksoi se duhet të votojmë për pasaportën europiane.
