I pyetur nga Egla Xhemalaj nëse do përkthente një vepër që do t’ia ofronte Shqipërisë së sotme si një udhërrëfyes shpirtëror, Cami bëri me dije se do të ishte Kurani. Përkthyesi zbuloi në “Odeon” se i ka bërë përpjekjet e para për një variant të ri përkthimi.
Edvin Cami:
“Gjykoj që ndoshta puna që është bërë me përkthimet e Kuranit në shqip nuk ka qenë më e mira e mundshme. Dhe ndjej se ka ende shumë për të thënë.
A do ta përkthej së shpejti? Jo në një të ardhme të afërt. Por ndoshta në një të mesme nëse më premton koha dhe arrij të mësoj më mirë arabishten. Provat e para i kam bërë dhe i kam ndarë brenda një rrethi të ngushtë. Ka një shprehje hebraike që më pëlqen: ‘Njeriu bën plane dhe Zoti qesh.’ Por dëshira ime ekziston dhe plani është aty.
Ndoshta kur të jem i ngeshëm dhe më i përgatitur, do të mund të jap edhe unë një kontribut në këtë drejtim.”
