Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pasi humbi zgjedhjet në Australi, La Civita dërgon këshilltarin e tij në Tropojë me Berishën: S’kam parë kurrë një politikan si doktori
Kryestrategu i Donald Trump, Chris LaCivita mungon prej ditësh në Tiranë, megjithëse ka mbetur edhe një javë nga zgjedhjet e 11 majit. Në fillim të javës së kaluar, ai u shfaq në një lidhje zoom me kandidatët demokratë, të cilët e pyesnin se si e kishte këshilluar Presidentin Trump të fitonte në SHBA, ndërkohë që pak ditë më vonë, u kap “mat” në Australi ku tha se kishte këshilluar liderin e opozitës, i cili i humbi zgjedhjet e përgjithshme. Në mungesë të tij, La Civita ka sjellë në Tiranë një prej këshilltarëve të tij, Phil Griffin, i cili iu bashkua kryetarit të PD-së, Sali Berisha në Tropojë, në mitingun përmbyllës. “Në SHBA socialistët u përpoqën të shkatërrojnë Trump me anë të sistemit ligjor, por Trump...