Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij rasti tronditës.
Njoftimi:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në lagjen ish-SMT, Lezhë, në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, shtetasi H. B., rreth 28-vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
