“Zegjine apo Zeqirie si quhet kjo”, Berisha ironizon kundërshtaren e Bardhit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot në Fier atje ku foli për pikat e programit të kësaj force politike dhe nuk la pa hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama.
“Një njeri që ka qeverisur 12 vjet, por nuk del do t’ju thotë një sukses. Ka 3 muaj që flet për kënetë, për buf. Ka 3 muaj që sillet si hokatar, si klloun nga skena në skenë dhe që refuzon, burreci 2 metra i gjatë, nuk guxon të ballafaqohet në studio televizive apo në sheshe të qyteteve. Jo vetëm kaq! Urdhëron edhe Zeqinetë e tij, mos pranoni konfrontim, ballafaqim. Mos pranoni debate me këto zonja e zotërinj, që janë detyrim absolut, qytetar, zyrtar, moral e ligjor. Ai që vjen të të kërkojë votën, duhet të ketë kurajo të dalë para teje”, tha ai për faktin se kundërshtari i tij politik nuk pranon përballje me të para gjithë shqiptarëve.

“Ai që fshihet është më i ligu. Pa kurajo fare. 11 Maji po vjen, Edi Rama është fundi yt!”, e paralajmëroi më tej.
Ironizoi edhe kandidaten e PS-së për qarkun Fier, Zegjine Çaushi.
“Ju, pensionitët, rrogëtarët, mjekët, mësuesit, naftëtarët u grabisin me miliarda euro dhe pastaj bëjnë fushatën alla Zegjineja, apo Zeqirie, si quhet kjo. Jo, të dashur familjarë të dhëndrit, ju jeni me ne. Sepse ju, nuk mund të mohoni, se të trajtosh pensionistin me një pension që, nuk i mjafton as për kafshatën. Të trajtosh pensionistin me një pension që nuk blen dot ilaçet, është krim“, u shpreh Berisha.