Damian Gjiknuri, drejtues politik i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, zhvilloi një takim me ndërtues dhe sipërmarrës të suksesshëm në qytetin e Sarandës. Në qendër të bisedës ishin dy sektorë kyç për zhvillimin ekonomik të zonës: ndërtimi dhe turizmi.
Takimi është pjesë e fushatës për zgjedhjet dhe synon të forcojë bashkëpunimin me aktorët ekonomikë lokalë për të çuar përpara projekte zhvillimore në zonën bregdetare.
Postimi i Damian Gjiknurit:
Me një grup ndërtuesish, sipërmarrës të suksesshëm në qytetin e Sarandës. Falë zhvillimit që ka marrë qyteti, ndërtimi dhe turizmi janë dy sektorë tepër të rëndësishëm që prodhojnë ekonomi për Sarandën për të cilët Partia Socialiste🌹do vijojë të ketë vëmendje të shtuar.
#VotoPartiaSocialiste🌹
#VotoDamianGjiknuri
#PS2030🌹për #SHQIPËRINË2030
