Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e raportuar pak më parë, ku një turiste u vra nga bashkëshorti në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se turistët ishin amerikanë ndërsa ngjarja ka ndodhur në banesën e marrë me qira ku çifti po qendronte.
Autori i krimit është identifikuar si shtetasi amerikan Brandon Saporito 57 vjeç, i cili pas vrasjes ka tentuar t’i japë fund jetës.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.
Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
