Bota E Enjte, 1 Maj 2025 21:48
Pas largimit nga detyra e këshilltarit të sigurisë, Mike Waltz do të jetë ambasador i SHBA-së në OKB. Lajmin e jep vetë presidenti amerikan, teksa njofton se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të jetë këshilltari i përkohshëm i sigurisë kombëtare i Donald Trump.
”Kam kënaqësinë të njoftoj se do ta emëroj Mike Waltz për të qenë Ambasadori i ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara.
Që nga koha e tij në uniformë në fushën e betejës, në Kongres dhe si Këshilltar im i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë interesat e kombit tonë të parat. E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit.
Së bashku, ne do të vazhdojmë të luftojmë pa u lodhur për ta bërë Amerikën dhe Botën PËRSËRI TË SIGURTË. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, deklaroi Trump.
