Zjarret shpërthyen në periferi të Jerusalemit të mërkurën, duke detyruar evakuimin e komuniteteve dhe mbylljen e një autostrade kryesore, ndërsa Izraeli bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të ndihmuar në luftimin e flakëve.
Pamjet televizive treguan zjarre që digjeshin përgjatë autostradës kryesore Rrugën 1 nga Jerusalemi në Tel Aviv ,dhe njerëz që braktisnin makinat dhe iknin nga flakët, ndërsa tymi i dendur ngrihej mbi kodrat përreth.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Italia dhe Kroacia pritet të dërgojnë tre aeroplanë zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e flakëve. Izraeli gjithashtu i ka bërë thirrje Greqisë, Qipros dhe Bullgarisë, tha Ministria e Jashtme.
Mediat izraelite raportuan se 120 shërbime zjarrfikëse dhe shpëtimi kishin mobilizuar dhjetëra ekipe, avionë dhe helikopterë për të provuar të përmbanin zjarret dhe ushtria tha se forcat e saj të kërkim-shpëtimit po ndihmonin operacionet.
Policia tha se tre komunitete u evakuuan dhe të paktën 13 persona u plagosën. Nuk pati raportime për viktima.
Zjarri shpërtheu në Ditën Përkujtimore të Izraelit për ushtarët e rënë dhe shumë ceremoni që shënonin pragun e Ditës së Pavarësisë u anuluan, përfshirë edhe ngjarjen kryesore shtetërore që do të mbahej në Jerusalem./ Reuters.