Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Presidenti Begaj takon komunitetin shqiptar në Poloni
                            Presidenti Bajram Begaj, shfrytëzoi vizitën e tij në Poloni në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Iniciativës së Tri Deteve për t’u takuar më komunitetin shqiptar që jeton në qytetin Łódź. Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë, Presidenti theksoi rëndësinë e forcimit dhe bashkëpunimit me Poloninë, me të cilën Shqipëria ka një miqësi historike. Duke iu referuar Konsullit të Nderit, Dr. Pawel Michalak, për integrimin dhe promovimin e shqiptarëve në Poloni, Presidenti Begaj përcolli një falënderim për popullin polak që ka hapur dyert për komunitetin tonë atje. Ndërsa vlerësoi kontributin e shqiptarëve në vendin ku jetojnë, Presidenti i përgëzoi ata për arritjet individuale me të cilat Shqipëria krenohet. “Suksesi personal i të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Lodz ( Uxh) është...