Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Marrëdhëniet tona po forcohen”/ Zgjedhjet në Kanada, Von der Leyen dhe Starmer përgëzojnë kryeministrin Carney për fitoren
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Kier Starmer kanë uruar kryeministrin Mark Carney për fitoren në zgjedhjet në Kanada. “Lidhjet midis Evropës dhe Kanadasë janë të forta dhe po bëhen gjithnjë e më të forta“, tha sot Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “Me padurim pres që ne të punojmë bashkë, si në nivel dypalësh ashtu edhe brenda G7-ës. Ne do të mbrojmë vlerat tona të përbashkëta demokratike, do të inkurajojmë multilateralizmin dhe do të bëhemi kampionë të tregtisë së lirë dhe të ndershme”, tha von der Leyen në një mesazh të publikuar nëpërmjet X. Ndërsa Starmer shprehu gëzimin për faktin se “marrëdhëniet po forcohen” midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, dy vende që janë...