Shkullaku: Rama mashtrues ordiner, nuk ka mbajtur asnjë premtim që ka bërë

Gazetari Armand Shkullaku ka akuzuar Edi Ramën si mashtrues ordiner, pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim të bërë gjatë 12 viteve të qeverisjeve të tij.
‘Ne po e trajtojmë këtë punë seriozisht sikur bëhet fjalë për një politikan që megjithë mend ka pasur preokupimin për të realizuar premtimet dhe diçka e vogël i ka ceduar rrugës.
Ky është një mashtrues ordiner, që nga vendet e punës, te legalizimet, ujin e pijshëm.
Unë e kuptoj vështirësitë që mund të kenë buxhetet e vogla, por që në 2025 të hapësh rubinetat në të gjithë zonën e Tiranës së re dhe te dalë mut nga rubineti, kjo nuk ndodh.
Por ti e di shumë mirë pse ndodh, se këto kullat ngrihen mbi kolektorë dhe ti e di që Tirana është i vetmi kryeqytet që ujërat e zeza i derdhim në Lanë dhe kur bie shi, i gjithë qyteti vjen erë.
Të mos kesh ujë është një gjë, por të vijë ujë i ndotur në rubinet aty ku pinë ujë, fëmijë, gra, të moshuar se jo të gjithë kanë mundësi të blejnë ujë, një pjesë e madhe duan ta përdorin nga çezma dhe kjo është një e drejtë legjitime.
Ky del si sharlatan në 2013 dhe thotë do ketë ujë të pijshëm në çdo shtëpi 24 orë, të dalë në 2022 e premton prap, del tani e premton prap.
Kjo do të thotë se nuk je normal.
Ky e premton prap dhe prap gënjen.
Rama ose ka gënjyer, ose ka pasur në mëndje 2030.
Këtë tjetër besoj se e di, kur ai thotë se do merrni pasaportën evropiane në 2030, ti e beson se do marrim pasaportë evropiane në 2030?
E pra mbrojtshme është se në 12 vjet, nuk ka diçka që të thuash se ky e ka bë’, u shpreh Armand Shkullaku në SYRI TV.