Skena që të kujtojnë pandeminë në Spanjë, radhë jashtë supermarketeve në Madrid, black-out total

Banorët e Madridit po nxitojnë drejt supermarketeve për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike (blackout), gjë që ka bërë që dyqanet të jenë të mbushura plot.

Sipas një raporti të gazetës El Pais, dhjetëra qytetarë po formojnë radhë të gjata jashtë dyerve të supermarketeve, pamje që media e përshkruan si “skena pandemie”. Po ashtu, përmendet se disa dyqane që i përkasin zinxhirëve të njohur spanjollë, si Carrefour në Quevedo, janë mbyllur, duke lënë qytetarët me pak mundësi për të bërë pazaret.

#España | El #apagón en Madrid tiene a los ciudadanos en alerta. Por el momento, solo La Mercadona (un popular supermercado) funciona con normalidad y los consumidores se han volcado a este sitio por decenas. pic.twitter.com/LGhIlGqPxm— Diario La Gaceta (@DiarioLaGaceta) April 28, 2025

Disa supermarkete të tjera kanë paralajmëruar banorët se pranojnë vetëm pagesa me para në dorë, ndërkohë që disa klientë janë mbetur të bllokuar në ashensorët e dyqaneve. Qytetarët përpiqen të sigurojnë radio me bateri – pasi edhe telefonat e tyre celularë janë prekur nga ndërprerja e energjisë – ndërkohë që kryesisht po blejnë ujë, konserva dhe ushqime të thata, pasi askush nuk e di sa do të zgjasë mungesa e energjisë. Megjithatë, disa dyqane kanë vendosur kufizime në sasinë e ujit të ambalazhuar që mund të blejnë konsumatorët, siç ndodhi konkretisht në një supermarket Mercadona në qytetin Castellon, sipas Sky News.