U anulua takimi me Ramën? Përgjigjet njeriu i Trump

Në një postim në rrjete sociale Richard Grenell, njeriu i besuar i Presidentit Trump i drejtohet Alfred Lelës (zëdhënsit të Berishës) për të hequr lajmin e cilësuar si të rremë, e ka ripostuar edhe vetë djali i presidentit Trump. Sipas mediave pranë PD, Rama do të shkonte në Beograd për të takuar djalin e presidentit Trump, por e anuloi vizitën.
”I dashur Alfred Lela. E kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje nga anash, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, thuhet në postim.