Numri i të vdekurve nga një shpërthim i fuqishëm në portin më të madh të Iranit të Bandar Abbas është rritur në të paktën 40, me më shumë se 1,200 persona të lënduar, raportoi media shtetërore të dielën, ndërsa zjarrfikësit punuan për shuarjen e plotë të zjarrit.
Shpërthimi i së shtunës ndodhi në seksionin Shahid Rajaee të portit, qendra më e madhe e kontejnerëve të Iranit, duke thyer xhamat për disa kilometra përreth, duke çarë shirita metalikë nga kontejnerët e transportit dhe duke dëmtuar rëndë mallrat brenda, tha media shtetërore.
Incidenti ndodhi ndërsa Irani zhvilloi një raund të tretë të bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara në Oman.
Zjarret kanë vazhduar të shpërthejnë në pjesë të ndryshme të zonës së prekur që nga nata e së dielës, sipas mediave shtetërore, me helikopterët dhe zjarrfikësit që vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e tyre.
Kimikatet në port dyshohet se kanë nxitur shpërthimin, por shkaku i saktë nuk ishte i qartë dhe Ministria e Mbrojtjes e Iranit mohoi raportet e mediave ndërkombëtare, se shpërthimi mund të lidhet me keqpërdorimin e karburantit të ngurtë të përdorur për raketa.
Një zëdhënës i ministrisë i tha televizionit shtetëror se raportet ishin “në linjë me psiopët e armikut”, duke thënë se zona e goditur nga shpërthimi nuk përmbante asnjë ngarkesë ushtarake.
Associated Press citoi firmën britanike të sigurisë Ambrey të thoshte se porti në mars kishte marrë perklorat natriumi, i cili përdoret për të shtyrë raketat balistike dhe keqpërdorimi i të cilit mund të kishte çuar në shpërthim.
Gazeta Financial Times raportoi në janar dërgimin e dy anijeve iraniane nga Kina që përmbanin mjaft përbërës për të çuar deri në 260 raketa me rreze të mesme veprimi, duke ndihmuar Teheranin të plotësojë rezervat e tij pas sulmeve të drejtpërdrejta me raketa ndaj armikut të tij të përhershëm, Izraelit, më 2024.
Incidentet vdekjeprurëse
Shtyllat e tymit të zi u ngritën mbi vend të dielën dhe copa metali të përdredhur dhe mbeturinat ,ishin të shpërndara në të gjithë vendin e shpërthimit.
Nga pasdite herët, kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit tha për mediat shtetërore se zjarri ishte shuar 90% dhe zyrtarët thanë se aktivitetet e portit, kishin rifilluar në pjesë të paprekura të Shahid Rajaee.
Një zëdhënës i organizatës së menaxhimit të krizave të vendit u shfaq të shtunën, duke fajësuar shpërthimin në ruajtjen e dobët të kimikateve në kontejnerë në Shahid Rajaee, duke shtuar se paralajmërimet e mëparshme kishin nxjerrë në pah rreziqet e mundshme të sigurisë.
Zëdhënësja e qeverisë Fatemeh Mohajerani paralajmëroi kundër “spekulimeve të parakohshme”, duke thënë se vlerësimet përfundimtare do të ndahen pas hetimeve.
Neglizhenca është fajësuar shpesh për një seri incidentesh vdekjeprurëse, që kanë goditur infrastrukturën energjetike dhe industriale iraniane në vitet e fundit.
“A duhej ta mbanim vërtet kontejnerin këtu për 3-4 muaj… derisa të kishim 120-140 mijë kontejnerë të ruajtur në këtë vend?”, tha Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian pasi mbërriti në Bandar Abbas të dielën.
Incidentet në vend kanë përfshirë zjarret në rafineri, një shpërthim gazi në një minierë qymyri dhe një incident riparimi emergjent në Bandar Abbas që vrau një punëtor më 2023./ Reuters.
