Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi duke publikuar pamje nga konventa e 27 prillit të vitit të kaluar, shkruan se, këto që vijnë janë dy javët vendimtare për Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë plus.
Reagimi i Tedi Blushit:
Konventa historike e 27 Prillit e Partisë së Lirisë, një vit më parë, nëpërmjet miratimit të Pesë Prioriteteve Madhore, projektoi Shqipërinë Madhështore, duke treguar rrugën për ndalimin e shpopullimit dhe shndërrimit të vendit në fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.
Këto dy javë drejt 11 Majit, janë vendimtare për Shqipërinë e dy dekadave që do të vijnë, për shndërrimin e Atdheut tonë në vendin e shpresës me 4 milion shqiptarë plus.
VOTO NR.1-Koalicioni ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’
VOTO ILIR METAJ-Qarku Tiranë
