‘E vranë e vranë, ku ishe ti…’/ Momenti prekës, bashkëjetuesja qan në vendin ku u vra 58 vjeçari! Roja u ekzekutua me 2 plumba në kokë

Detaje të reja në lidhje me vrasjen e Renato Hoxhaj në lagjen ‘Hajro Çakërri” të Vlorës.

Viktima është goditur nga afër me dy plumba në kokë dhe një në trup, informon gazetari i Syri Tv, në Vlorë, Gentian Këllçiu.

Syri sjell një video nga vendi i ngjarjes ku bashkëjetuesja e 58 vjeçarit e tronditur dhe me lot në sy thërret: E vranë! E vranë! Ku ishe Ceno!

Viktima është vrarë në orën 06:00 të mëngjesit teksa po shkonte në shtëpi.  Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori e ka ekzekutuar viktimën nga afër tek shkallët në hyrje të banesës. 

Të shtënat janë dëgjuar nga bashkëjetuesja e cila sapo ka dalë nga banesa ka parë viktimën të vrarë dhe ka njoftuar policinë.

Dyshohet se autori/ët mund të këtë hyrë nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte si shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale.

Nga biseda lihet të kuptohet që Renato Hoxhaj mund të mos ishte i vetmi person që ruante godinën në ndërtim e sipër, që mund të ruhej dhe nga person tjetër.