Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksion antidrogë në zonën e Krujës/ Arrestohet një 22-vjeçar, sekuestrohen bimë narkotike cannabis sativa
Policia e Krujës ka parandaluar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të mbrojtur, në Krastë. Nga aksioni policor i koduar “Krasta”, janë sekuestruar fidanë të mbjellë me bimë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu u vu në pranga Shkëlzen Allushi, si dhe u procedua në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë parandaluar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit. Në kuadër të operacionit “Krasta”, arrestuan shtetasin Sh. A., 22 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M....