Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Përmbyset në aksin Fier-Levan furgoni, përfundon në spital shoferi
                            Një furgon pasagjerësh është përmbysur pak minuta më parë në aksin Fier- Levan. Burimet policore bëjnë me dije se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë. Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën mjekësore , ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të kryer tê gjitha veprimet proceduriale si dhe për të disiplinuar trafikun. Top Channel