Po përpiqesh të humbasësh peshë, por të kanë lodhur dietat strikte dhe ushtrimet rraskapitëse? Sipas një mjeku të Harvardit, zgjidhja mund të jetë shumë më e thjeshtë.
Dr. William Li, një ekspert i njohur për shëndetin dhe ushqimin, thotë se disa ushqime jo vetëm që nuk të shëndoshin, por ndihmojnë trupin të djegë vetë dhjamin në mënyrë natyrale. Dhe çuditërisht përfshihet dhe fasulja.
Sipas tij, ‘trupi ynë ka një lloj dhjami të mirë që quhet dhjam kafe’, i cili, ndryshe nga dhjami i zakonshëm që na mblidhet te barku apo ijët, ndihmon në djegien e kalorive për të prodhuar nxehtësi. Dhe disa ushqime e nxisin këtë proces.
Ja disa nga ushqimet që ndihmojnë trupin të djegë më shumë yndyrë:
1.Çaji jeshil dhe kafeja, rrisin metabolizmin në mënyrë natyrale.
2.Qepët e kuqe, përmbajnë një përbërës që ndihmon në djegien e dhjamit.
3.Domatet, ndihmojnë trupin të shkrijë yndyrën përmes ngrohjes së brendshme (termogjeneza).
4.Luleshtrydhet, të shijshme, por edhe luftëtare kundër dhjamit të barkut.
5.Karotat, vetëm 3 në ditë mund të bëjnë diferencën.
6.Ushqimet e detit, të pasura me omega-3, ndihmojnë trupin të djegë më shumë.
7.Fasulet e bardha, janë ylli i listës! Vetëm një kanaçe në ditë (ose një filxhan fasule të ziera) për 5 ditë në javë mund të të ndihmojë të humbasësh deri në 2.5 cm nga beli.
Si t’i konsumosh fasulet për të pasur rezultat?
Dr. Li thotë se mënyra më e mirë është t’i hash të ziera, pa shumë kripë apo vaj. Një pjatë me fasule dhe perime jeshile është perfekte – është e pasur me fibra dhe ndihmon sistemin tretës.
Ai përfundon me një këshillë të thjeshtë: “Mos u lodh duke numëruar kaloritë. Zgjidh me kujdes çfarë ha. Ushqimi mund të jetë ilaçi më i mirë për trupin tënd.” Syri.net-bovary.gr.
