Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Gjykata urdhëron administratën e Trump të anulojë mbylljen e Zërit të Amerikës!
                            Një gjykatës i një gjykate federale në Uashington ka urdhëruar administratën e presidentit Donald Trump, që të ndalë përpjekjet që synojnë shuarjen e Zërit të Amerikës (VOA), që u mbyll muajin e kaluar. VOA i ka cilësuar të paligjshme lëvizjet e administratës për mbylljen e transmetuesit. Gjykatësi Royce Lamberth vendosi më 23 prill për lëshimin e një urdhri paraprak që thotë se zyrtarët duhet “të marrin të gjithë hapat e nevojshme” për të rikthyer punonjësit dhe bashkëpunëtorët në pozitat e tyre në VOA dhe që të rikthehen fondet, e miratuara nga Kongresi, për dy transmetuesit e tjerë të financuar nga Qeveria amerikane – Radio Azia e Lirë dhe Rrjeti i Transmetuesit të Lindjes së Mesme – dhe të rifillojnë transmetimet në radio, televizion dhe internet....
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                   