Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dita botërore e Tokës, Manastirliu: Zgjerojmë programin “Toka në shkolla”
Në kuadër të Ditës Botërore të Tokës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte në gjimnazin “Luan Hajdaraga” në Tiranë, ku është shtrirë programi edukativ “Toka në shkolla”. Ky program synon të afrojë të rinjtë me natyrën, duke promovuar vlerat e një jete të shëndetshme dhe respektin ndaj mjedisit. Në këtë ditë të rëndësishme ndërgjegjësimi për mbrojtjen e planetit tonë, Ministrja Manastirliu theksoi se është e rëndësishme edukimi i nxënësve që në shkollë për rëndësinë e ruajtjes së tokës si shtëpia jonë e përbashkët. “Shkolla juaj dhe të gjitha shkollat në vend janë të dedikuara për të shfrytëzuar në mënyrë sa më efektive ambientet e jashtme, duke krijuar mundësinë e laboratorëve të pemtarisë brenda shkollës. Kjo është një mundësi për nxënësit që, përmes territorit...