Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dhunimi i 43-vjeçarit me aftësi ndryshe, e ëma: Është në reanimacion, Policia hesht
Fatbardha Hysi, nëna e 43-vjeçarit me aftësi ndryshe, Fabjol Hysi, i cili u dhunua brutalisht nga dy të rinj pak ditë më parë në Lushnjë, ka treguar dje i biri është ende në reanimacion dhe i intubuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ajo ka rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, se i biri shkonte në xhami këto kohë pasi agjëronte dhe atje konsumonte dhe iftarin. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:20 të mbrëmjes, ndërsa ende nuk e ka të qartë motivin, por shprehet se dy autorët, Enea Korreshi (17 vjeç) dhe Irdi Nasufi (20 vjeç), mund ta kenë ngacmuar dhe bulizuar të birin. Fatbardha Hysi shprehet se Fabjoli nuk ka reguar teksa është dhunuar, pasi në të kundërt do...