Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Në hetim në Gjermani për trafik droge, i sekuestrohen pasuritë në Tiranë (Emri)
                            Prokuroria Tiranë sekuestroi pasuritë e shtetasit Ilber Domi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ dhe nën hetim nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”. “Nga hetimi pasuror për shtetasin Ilber Domi dhe familjarët e tij për periudhën 2011-2024, rezultoi se vlera e të ardhurave të këtij shtetasi, është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera prej tij. Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera në lidhje me shtetasin Ilber Domi dhe të afërmve të tij, provohet se ai ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe nga kjo veprimtari ka krijuar...