Gjatë takimit të sotëm në Uashington mes Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe homologut të tij francez, Sebastien Lecornu, u zhvilluan bisedime për rritjen e përpjekjeve drejt një ‘paqeje të qëndrueshme’ në Ukrainë.
Sipas një deklarate zyrtare të bërë nga zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, Sekretari Hegseth i kërkoi Francës të rrisë shpenzimet për mbrojtjen dhe, së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s, të marrë një rol më të madh udhëheqës në mbrojtjen e Evropës përmes forcave konvencionale.
Deklarata u bë publike menjëherë pas përfundimit të takimit ndërmjet dy ministrave të mbrojtjes. Parnell shtoi se në fokus të diskutimeve ishin edhe përpjekjet për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje paqësore në Ukrainë, megjithëse nuk u dhanë detaje të mëtejshme. Syri.net-Protothema.
