Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministrja Koçiu: 40 shërbime të reja sociale dhe 20 ndërmarrje për punësimin e grave
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë një takimi sot në Burrel për prezantimin e Paketave Sociale të qeverisë, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama u shpreh se këto paketa që ofrohen nga qeveria kanë fokus fëmijët me aftësi ndryshe, gratë dhe të rinjtë. Koçiu solli në vëmendjen reformën e mbrojtjes sociale e cili nisi me rishikimin dhe rivlerësimin e skemës së ndihmës sociale dhe atë të aftësisë së kufizuar duke zgjeruar numrin e përfituesve. ”Bëmë një rivlerësim të gjithë familjeve që përfitonin nga skema e ndihmës ekonomike. Larguam qokat, abuzimet dhe bëmë të mundur që ndihma ekonomike të merret vërtetë nga ato familje që kanë realisht nevojë për mbështetje. Arritëm që ndërkohë të fusim edhe digjitalizimin e sistemit të shmangim...