12 turistë spanjollë janë në rrezik për jetën sepse janë bllokuar në kanionin e Nivicës.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe zjarrfikëseve. Lajmin e bën të ditur studiuesi i njohur Auron Tare.
Tare u ka thënë dje që të mos shkojnë në kanionin e Nivicës pa guidë lokale sepse është një zonë e rrezikshme nëse nuk e njeh terrenin. Turistët spanjollë i kanë thënë që kanë marrë leje nga Ministria e Turizmit dhe kanë shkuar.
Ndërkohë korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi bën me dije se policia dhe banorë të zonës janë duke ndihmuar grupin e turistëve që kishin ngatërruar rrugën duke zbritur drejt ujëvarës së Peshturës.
7 prej tyre tashmë janë gjetur dhe janë jashtë çdo rreziku. Ekipet e shpëtimit janë në këtë zonë duke kërkuar edhe për personat të tjerë.
Top Channel
