Sherr me grushta në Vlorë, dhunohet brenda lokalit të tij 70-vjeçari

Një 70-vjeçar, është dhunuar mbrëmjen e kësaj të marte brenda lokalit të tij në Llakatund të Vlorës.

Mësohet se shtetasi N.H, është dhunuar nga bashkëfshatari i tij i identifikuar me inicialet SH.D rreth 40 vjeç. Sipas raportimeve ky i fundit ka hyrë në lokal dhe për arsye ende të paqarta ka sharë dhe më pas ka qëlluar me grusht disa herë mbi 70-vjeçarin.

Për pasojë i moshuari ka pësuar disa fraktura, ndërsa 40-vjeçari pas kësaj është larguar. Sipas dëshmitarëve, 40-vjeçari ka qenë i dehur. Policia ndodhet në vendngjarje.