Trump nis të dërguarin e Posaçëm në Moskë, do të takohet me Putin për të diskutuar planin e paqes

Trump nis të dërguarin e Posaçëm në Moskë, do të takohet me Putin për të diskutuar planin e paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump tha në mediat sociale se i ka udhëzuar këshilltarit të tij Steve Witkoff të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në lidhje me planin e paqes në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, Nënsekretari i Mbrojtjes për Ushtrinë Driscoll do të takohet me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të njëjtën arsye. Takimet do të zhvillohen “me shpresën e finalizimit” të marrëveshjes së paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, shkruan presidenti amerikan. Kujtojmë se ditën e sotme presidenti tha që një marrëveshje për paqe në Ukrainë është shumë afër dhe se negociatat e ditëve të fundit sollën përparim të madh mes palëve. “Javën e kaluar, ekipi im bëri përparim të jashtëzakonshëm në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës (një luftë që...