Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Fiks Fare/ Uji i Lagunës kthehet në truall, vijojnë tentativat për të ndërtuar në Kune Vain
Fiks Fare ka denoncuar disa herë tentativat e firmave dhe individëve private për të kthyer kanalet ujore në Lagunën e Kune Vainit në Lezhë në troje për ndërtim. Megjithëse është zonë e mbrojtur, individë private janë pajisur në mënyrë të dyshimtë me certifikata pronësie me ligjin 7501 në atë zonë. Certifikatat parashikojnë që edhe sipërfaqja ujore, kanali kryesor që shërben për hyrje dalën e ujit të detit në Lagunë, të kenë dokumente pronësie. Prokuroria e Lezhës ka filluar një hetim kohë më parë, ku janë gjetur shkelje, teksa sipërfaqet e pronës janë sekuestruar. Çështja është ende në gjykatë. Ndërkohë, në terren situata vijon të jetë e njëjtë, ku herë pas here, ka pasur tentativa nga firma private dhe nga individë që të mbushin këto kanale....