Plani i Paqes/ Trump: Do takoj Putin e Zelenskin vetëm nëse marrëveshja arrihet. I dërguari i SHBA do takojë Putin

Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaron se do të takojë Putin dhe Zelenskyn vetëm nëse marrëveshja mbyllet.

“Po pres me padurim të takoj Zelensky-n dhe Putinin, por vetëm kur marrëveshja për t’i dhënë fund kësaj lufte të jetë përfundimtare ose në fazat e saj përmbyllëse,” shkroi Donald Trump në platformën Truth.

Trump shtoi se “kanë mbetur vetëm disa pika mosmarrëveshjeje mbi planin për Ukrainën”.

Ndërsa është në pritje që marrëveshja e paqes të finalizohet, Witkoff do të takohet me Putinin në Moskë, ndërsa Driscoll do të takohet me ukrainasit.

“Javën e fundit, ekipi im ka bërë përparime të mëdha për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës (një luftë që kurrë nuk do të kishte nisur po të isha president!). Muajin e kaluar humbën jetën 25,000 ushtarë,” theksoi Trump.

“Plani origjinal i paqes me 28 pika, i hartuar nga Shtetet e Bashkuara, është përmirësuar me inpute të mëtejshme nga të dyja palët, dhe kanë mbetur vetëm disa pika mosmarrëveshjeje,” siguroi ai.

Këtu hyjnë misionet në Moskë dhe Kiev. “Do të jem i informuar për të gjitha përparimet e bëra, së bashku me zv/presidentin JD Vance, sekretarin e Shtetit Marco Rubio, sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe kreun e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Ëiles,” shpjegoi ai.

“Të gjithë shpresojmë që paqja të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur,” përfundoi Trump.