Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ende pa zgjidhje për ndotjen akustike, AKM me plan veprimi për 2026: Masave ligjore, administrative dhe…
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të monitorimit mjedisor, teksa Plani Kombëtar i Monitorimit të Mjedisit për vitin 2026 vë theksin tek menaxhimi dhe reduktimi i zhurmave në zonat urbane. Në mjediset urbane të vendit, zhurma është identifikuar prej vitesh si një nga faktorët më shqetësues të cilësisë së jetës, sidomos për shkak të trafikut, aktiviteteve ekonomike dhe zhvillimit të shpejtë urban. Raportimet e viteve të fundit tregojnë se disa zona të qyteteve kryesore regjistrojnë nivele të zhurmës mbi kufijtë e lejuar, duke e bërë monitorimin dhe ndërhyrjen të domosdoshme. Autoritetet përgjegjëse kanë prezantuar dokumentin e përditësuar të Planit Kombëtar të Veprimit për Menaxhimin e Zhurmës Mjedisore, një instrument strategjik që synon forcimin e kontrollit akustik në përputhje...