Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Dosja e vrasjes së Fatbardh Liçit i kalon GJKKO-së, Safet e Behar Bajri mes të pandehurve
SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen e vrasjes së Fatbardh Liçit, një ngjarje e rëndë e ndodhur në shkurt të vitit 2024 në Shkodër. Të pandehur në këtë çështje janë Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali dhe Eria Ago, të cilët akuzohen për përfshirje në organizimin dhe ekzekutimin e krimit. Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar dosjen në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) dhe ka paraqitur kërkesën për kalimin e çështjes në seancë gjyqësore. Me mbylljen e hetimeve, pritet që GJKKO të caktojë datën e gjyqit, ku të pandehurit do të përballen me akuzat e rënda që rëndojnë mbi ta. Në vijim, gjykata do të vendosë nëse provat e SPAK janë të mjaftueshme për shpalljen e fajësisë ose jo për secilin prej...