23 milionë euro të pambledhura nga gjobat për ndotësit e mjedisit

23 milionë euro të pambledhura nga gjobat për ndotësit e mjedisit

"Shkeljet e ligjit që mbron mjedisin natyror, tokën, ujin, pyjet, ajrin etj., janë një realitet i përditshëm dhe flagrant, por vendosja e drejtësisë duket më shumë një mirazh juridik”. Ky është konkluzioni i një serie prej pesë studimesh të thelluara, të prezantuara nga një koalicion organizatash të shoqërisë civile të udhëhequra nga Qendra Burimore e Mjedisit (REC Shqipëri), të cilat kanë skanuar çdo hallkë të sistemit, nga inspektorët e terrenit deri te gjyqtarët e Apelit. Gjetjet zbulojnë se mbi 90% e dëmeve në mjedis janë proceduar si kundravajtje administrative, por edhe kur sistemi administrativ tenton të veprojë përmes gjobave, ato nuk vilen. “Vetëm 11.4% e gjobave arkëtohen realisht, duke lënë miliona euro dëm financiar të parikuperuar dhe autorët të pandëshkuar. Llogaritet se mbi 10 milion...