Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Dhuna ndaj grave, 80% e njohjeve janë online dhe shoqërohen me presione psikologjike
Në Elbasan gjatë vitit 2025, specialistët kanë vërejtur një fenomen të ri shqetësues. Dhuna fizike po zëvendësohet me dhunë dixhitale, një formë e fshehtë, por po aq shkatërruese. Organizatat që punojnë me gratë në këtë qytet raportojnë se rrjetet sociale janë kthyer në mjedisin kryesor të sulmeve, që shpesh degradojnë në kërcënime dhe përndjekje virtuale. Sipas psikologes së Forumit të Gruas në Elbasan, Mirela Gjoni, rreth 80% e njohjeve online të grave shoqërohen me forma të ndryshme presioni, manipulimi dhe dhune psikologjike. ”Problemi nuk njeh kufij. Ai është përhapur në të njëjtën masë si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale”, tha ajo. Në Forumin e Gruas në Elbasan gjatë këtij viti regjistrohen 260 raste të dhunës me bazë gjinore. Mesazhi që u dha...