Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tre ditë grevë, “paralizohet” Belgjika, sindikatat bllokojnë të gjithë vendin
Një grevë tre ditore, e nisur të hënën po paralizon Belgjikën. Aksioni i ndërmarrë nga sindikatat e fuqishme vendase është një formë proteste ndaj reformave sociale dhe buxhetore të planifikuara nga qeveria, të cilat i quajnë “çmontim social”. Greva ka prekur rëndë transportin, shkollat, spitalet dhe shërbimet publike, dhe pasoja e saj do të ndihen edhe në Gjermani. Kështu disa nga trenat ICE në linjën e ngarkuar Bruksel-Këln u anuluan. Sipas agjencisë së lajmeve Belga transporti publik do të jetë veçanërisht i prekur prej grevës që vazhdon deri të mërkurën. Pavarësisht ngërçit të krijuar, qytetarët ofrojnë mbështetjen e tyre. “Unë i mbështes grevat, edhe nëse për mua nuk është një situatë fort e këndshme, sepse jam nënë dhe nesër duhet të gjej një zgjidhje midis...