Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Aksident në Vlorë/ “Ford”-i përplas makinën e Policisë Bashkiake, plagosen dy efektivët
pamje nga aksidenti VLORË- Një aksident rrugor, ku është përfshirë edhe një makinë policie, është regjistruar mesditën e sotme pranë fshatit Kotë, zona e Drashovicës. Mësohet se një automjet tip "Ford", që drejtohej nga shtetasi A. ZH, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të Policisë Bashkiake Selenicë, tip "Hyundai". Bëhet me dije se makina e policisë ishte e ndaluar në anë të rrugë për shkak të një defekti teknik, ndërsa brenda saj ndodheshin dy punonjësit R. K. pasagjer dhe T. J. shoferi. Të dy ata kanë mbetur të lënduar nga përplasja dhe janë transportuar në spital, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit teksa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë./ZËRI