Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përplasi motorin me të cilin po udhëtonin dy policët në detyrë, shoferi 33-vjeçar ishte në gjendje të dehur
Dy policë në detyrë që po udhëtonin me motomjet, janë përplasur nga një 33-vjeçar në aksin Plepa-Shkozet. Pas verifikimeve rezultoi se autori ishte në gjendje të dehur. Punonjësit e policisë nuk kanë marrë dëmtime. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. I., 33 vjeç, banues në Durrës.Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Plepa–Shkozet, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me motomjetin e Policisë, në të cilin ndodheshin dy punonjës të Policisë Rrugore që ishin në shërbim. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale“, njofton policia. Ndërkohë janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Në pranga u vu edhe shtetasi A....