Atentati në Lushnjë! Autorët i bënë pritë, ‘Juli i Pashakos’ ‘kyç gojën’ para Policisë! 6 të shoqëruar

Julian Sula

LUSHNJË-Policia ka shoqëruar 6 persona në Komisariat në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e sotme në Lushnjë, ku tre persona qëlluan me breshëri kallashnikovi ndaj Julian Sulos. Ky i fundit i njohur edhe si ‘Juli i Pashakos’ është shoqëruar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij, por deri tani ka preferuar të heshtë në lidhje me ngjarjen. 
45-vjeçari rreth orës 11 të kësaj të marte sapo kishte dalë nga banesa e tij në Karbunarë pa e ditur se në hyrje të Lushnjes do të binte pre e një atentati nga 3 persona që i kishin ngritur pritë. Sula po qarkullonte me makinë pranë stadiumit, drejt tij u qëllua me breshëri kallashnikovi nga 3 persona që dolën nga një mjet i parkuar në zonë.
Sula u gjet i plagosur në këmbë dhe mjekët ligjor do të saktësojnë rrethanat e këtij dëmtimi. Ndërkohë pas atentatit autorët u larguan drejt fshatit Lifat aty ku braktisën mjetin me targa greke dhe i vunë flakën. Brenda mjetit u gjet edhe një kallash, i cili do të analizohet me imtësi nga ana e Policisë me qëllim identifikimin e autorëve./ZËRI