Dy policë në detyrë që po udhëtonin me motomjet, janë përplasur nga një 33-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Plepa–Shkozet, ku automjeti i tij është përplasur me motorin e Policisë Rrugore. Në mjetin e shërbimit ndodheshin dy punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës.
Sipas njoftimit shoferi i automjetit ishte një gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
Fatmirësisht, nga përplasja nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndaj 33-vjeçarit tashmë do të ndiqet procedimi penal për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shkaktim aksidenti.
Aksident në Durrës, shoferi i dehur përplaset motorin e policisë
