Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Adoleshenca zgjat deri në të 30-at, studimi i ri identifikon katër mosha kyçe të zhvillimit të trurit
Një studim i Universitetit të Kembrixhit ka zbuluar se truri i njeriut kalon nëpër pesë faza të dallueshme gjatë jetës, me pika kyçe kthese në moshat 9, 32, 66 dhe 83 vjeç, duke treguar se adoleshenca zgjat deri në fillim të të 30-ave. Analiza bazohet në rreth 4,000 skanime të trurit nga pjesëmarrës deri në moshën 90 vjeç. Studiuesit zbuluan se truri ruan karakteristikat e adoleshencës shumë më gjatë se sa mendohej më parë. Ndryshimi madhor ndodh në moshën 9 vjeç, kur truri hyn në një fazë të rritjes së madhe të efikasitetit të lidhjeve neuronale, e cila zgjat deri rreth moshës 32 vjeç. Sipas Dr. Alexa Mousley, kjo fazë shënon periudhën e vetme kur rrjeti i neuroneve bëhet më efikas, duke arritur “kulmin” e...