Rumania “në panik”, ngre në ajër bombarduesit pas afrimit të dronëve

Rumania “në panik”, ngre në ajër bombarduesit pas afrimit të dronëve

Paniku e ka përfshirë sërish Rumaninë, që ngriti menjëherë në ajër avionët luftarakë, pas njoftimeve se dy dronë shkelën hapësirën ajrore të saj. Shkelja u zbulua pranë kufirit që vendi anëtar i NATO-s ndan me Ukrainën e gjendur nën agresionin rus. Dy F-16 dhe dy Eurofighter nga misioni i policisë ajrore të Gjermanisë në Rumani u aktivizuan menjëherë, në një kohë kur për herë të fundit avionët bombardues u ngritën në ajër në Rumani, kur një dron fluturoi në hapësirën ajrore të saj më 13 shtator gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës ukrainase. Numri i ndërhyrjeve me dronë rusë dhe shkeljeve të hapësirës ajrore në vendet evropiane të NATO-s është rritur ndjeshëm, në atë që kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen e cilësoi...